Flash News

E-TJERA

"AKSH, ARRSH, KESH...", ironia e analistit: I lutemi krimit të organizuar të plotësojë vendet vakante

"AKSH, ARRSH, KESH...", ironia e analistit: I lutemi krimit të

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar në rrjetet sociale lidhur me situatën në institucionet shtetërore, pas masave të sigurisë ndaj disa zyrtarëve të lartë.

Duke përmendur AKSH-në, ARRSH-në, KESH-in dhe FSHZH-në, Dervishi ironizon realitetin politik, duke shkruar se i lutet krimit të organizuar të jetë bashkëpunues dhe të plotësojë vendet vakante, në mënyrë që “reformat e mëdha shtetformuese” të mos pengohen.

"I lutemi krimit të organizuar të mos pengojë reformat e mëdha shtetformuese, por të jetë bashkëpunues: të plotësojë pa humbur kohë vendet vakante të zyrtarëve nën masë sigurie (AKSH, ARRSH, KESH, FSHZH...) dhe të mos e vonojë zëvendësimin e koordinatorit të përgjithshëm dhe fuqiplotë!", shkruan Dervishi. 

Të fundit