Flash News

E-TJERA

AKSHI në hetim për skandalin e pagave, drejtoresha vetë u akuzua për doktoraturë plagjiaturë  

AKSHI në hetim për skandalin e pagave, drejtoresha vetë u akuzua

Prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga burime ende të paidentifikuar.

Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve.

Nëse ndalemi te AKSHI, kujtojmë se drejtoresha e tij e këtij institucioni në të cilin ruhen të dhënat e shqiptarëve, Mirlinda Karçanaj është akuzuar vetë për plagjiaturë.

Ka qenë ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka, ai i cili e denoncoi për plagjiaturë të doktoraturës. 

Në 2018-ën,Muka, në një postim në Facebook, shprehej se doktoratura e drejtoreshës së AKSHI, njëkohësisht lektore në Fakultetin e Ekonomikut në UT, “eshte nje kombinim copy-paste i pjeses teorike nga burime te ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash”.

A mundet drejtoresha plagjiature e AKSHI te kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve te matures dhe shtetit në Shqiperi?

Pak dite me pare Kryeministri deklaroi qe do t’i dixhitalizojme doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe perbri mendimeve qe kam shprehur pas deklarates se tij, kuptova qe institucioni pergjegjes per dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike eshte AKSHI. Por si mundet ky insitucion, me ne krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit te siguroje cilesine dhe eventualisht te kuptoje dhe parashtroje sakte kerkesat funksionale te sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturen e vete e ka komplet plagjiature? A mundet Znj. Karcanaj të garantoje sistemin dixhital per provimet e matures dhe shtetit qe te ofroje meritokraci”, shkruante Muka.

Të fundit