Flash News
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
"Aksi i vdekjeve", mbi 20 viktima në rrugën e fshatit “Zhym” në Lushnjë
Aksi rrugor Pushimi i Shoferit-Krutje është një nga akset më të frekuentuara. Përveçse lidh fshatrat më autostradën është edhe një nga rrugët që lidh zonën e Beratin me zonën e jugut.
Ajo që e bën të rrezikshme këtë rrugë është kjo pikë në fshatin Zhym, aty ku ditë më parë humbi jetën edhe një 29-vjeçar nga Divjaka, i cili përfundoi me makinën e marrë me qira në kanalin anës rrugës.
Dikur me çakull dhe më pas me asfalt kjo pikë ka qenë dhe është një nga më të rrezikshmet. Trajektorja, ngushtësia dhe ky kanal i thellë e bën më të rrezikshëm kalimin, sidomos gjatë natës kur mungon edhe ndriçimi. Banorët e kësaj zone shprehen se pikërisht në këtë rrugë kanë humbur jetën mbi 20 drejtues mjetesh.
Edhe pse kanë bërë apel shumë herë që të ndërhyhet asnjë masë nuk është marrë përveç ndërrimit të shtyllave të dëmtuara. Ndërhyrja në këtë pikë vazhdon të mbetet emergjente, madje edhe deputeti i zonës Erjon Braçe e ka ngritur disa herë si shqetësim./Tch