Flash News

E-TJERA

Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet për tre orë, fermerët grekë protestojnë në Kallpaq

Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet për tre orë,

Policia Kufitare në Kakavijë ka njoftuar qytetarët se këtë mbrëmje, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora e Greqisë), segmenti rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i pakalueshëm. Bllokimi vjen si pasojë e një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë në zonën e Kallpaqit, ku pritet të ketë grumbullime të mëdha mjetesh bujqësore dhe pjesëmarrësish.

Gjatë orëve të protestës, qarkullimi do të lejohet vetëm për emergjencat shëndetësore, ndërsa për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës rekomandohet të shmangin kalimin në këtë aks dhe të planifikojnë udhëtimet në orare alternative.

Policia Kufitare shqiptare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe thekson se mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për çdo ndryshim të situatës.

Të fundit