Flash News

E-TJERA

Aksi Librazhd-Pogradec vijon i bllokuar, rruga mund të hapet të hënën, nis puna për bypass-in provizor

Aksi Librazhd-Pogradec vijon i bllokuar, rruga mund të hapet të

Aksi rrugor Librazhd-Pogradec vijon të mbetet i bllokuar, pas rrëshqitjeve dhe çarjeve të rrugës. Autoritetet kanë punuar gjatë natës për ndërtimin e një Bypass-i për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

Të hënën në mesditë pritet të hapet rruga aksi i bllokuar për të lehësuar qarkullimin i cili prej dy ditësh është bllokuar duke paralizuar lëvizjen nga Tirana drejt Juglindjes sdhe anasjelltas.

Kreu i ARRSH Ami Kozeli deklaroi se priten rezultatet e shërbimit gjeologjik pas vlerësimeve të kryera, për të parë se si do të vijohet me punimet për rehabilitimin e rrugës.

“Ura dhe terreni kanë patur lëvizje edhe gjatë mbrëmjes; ura paraqitet në një plan zhvendosje 40 cm, 7 cm nga dita e djeshme. Kontraktori vijon punimet intensivisht, por aksi vijon të jetë i mbyllur, në shpresojmë shumë të mund ta hapim ditën e nesërme. Jemi në pritje të rezultateve dhe rekomandimeve të shërbimit gjeologjik shqiptar. Rezultatet paraprake tregojnë se ka një plan rrëshqitjeje deri në 7 metra”, deklaroi kreu i ARRSH.

Qarkullimi i mjeteve do të vijojë nga rrugët alternative. Për drejtuesit e mjeteve, ARRSH tha se duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbërit.

Të fundit