E-TJERA

Aksident fatal në Greqi/ Përplasen dy makina, vdes një shqiptar

Aksident fatal në Greqi/ Përplasen dy makina, vdes një shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Greqi, ku një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar është përplasur me një mjet tjetër që po lëvizte në drejtim të kundërt, drejtuar nga një shtetas grek 75-vjeçar.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ka rezultuar me përmbysjen e automjetit të drejtuar nga shqiptari. Si pasojë, një pasagjer 42-vjeçar që ndodhej në këtë mjet ka humbur jetën në vendngjarje.

Përveç viktimës, aksidenti ka lënë të plagosur edhe pesë persona të tjerë. Në mesin e të lënduarve është drejtuesi i mjetit shqiptar dhe tre pasagjerë grekë që ndodheshin në automjetin tjetër. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

Edhe drejtuesi 75-vjeçar grek ka pësuar dëmtime nga përplasja dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë të lënduarit nga mjetet e dëmtuara. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim dhe po drejtohen nga autoritetet policore lokale.

Të fundit