Flash News

E-TJERA

Aksident fatal në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Aksident fatal në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 13:55, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, duke kryer një manovër kthimi në rrugicën e lagjes, ka përplasur të miturën, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar shkakun e aksidentit.

Të fundit