Flash News

E-TJERA

Aksident gjatë natës në Shijak, humb jetën kalimtari

Aksident gjatë natës në Shijak, humb jetën kalimtari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin Shijak–Katund Sukth.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një automjet i drejtuar nga një 27-vjeçar, banues në Durrës, ka përplasur një këmbësor që po lëvizte në këtë segment rrugor.

Si pasojë e përplasjes, 73-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, për shkak të plagëve të rënda të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar fillimisht dhe më pas arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit