Flash News

E-TJERA

Aksident i katërfishtë tek Porcelani, dy makina përfundojnë mbi trotuar

Aksident i katërfishtë tek Porcelani, dy makina përfundojnë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në zonën e Porcelanit. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”. Siç duket edhe nga pamjet dy automjete një tip “Opel” dhe një tip “Audi”, kanë marrë dëmtime të mëdha dhe kanë përfunduar në trotuaret e rrugës.

Aksident i katërfishtë tek Porcelani, dy makina përfundojnë

Dy mjetet e tjera, një “Caddy” dhe një “Golf” kanë marrë dëmtime më të lehta materiale.

Aksident i katërfishtë tek Porcelani, dy makina përfundojnë

Shkak i aksidentit dyshohet paraprakisht lëvizja e gabuar e një prej makinave. Nga informacionet paraprake thuhet se mjeti “Caddy” ka dalë nga një lavazh dhe i ka prerë rrugës “Audi-t”. Shoferi i kësaj të fundit duke tentuar të devijojë përplasjes është aksidentuar me dy makinat e tjerë që vinin nga drejtimi i kundërt.

Të fundit