Flash News

E-TJERA

Aksident i pazakontë në Fier: Automjeti përplas 36 krerë bagëti

Aksident i pazakontë në Fier: Automjeti përplas  36 krerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr. Një automjet ka përplasur 36 kokë dhen, të cilat po kalonin rrugën.

Bagëtitë e shtypura janë të shtrira në rrugë, ndërsa automjetet e përfshira në aksident janë në vendngjarje. Burimet thonë se rruga ku ndodhi aksidenti është pa ndriçim.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të mjetit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Të fundit