Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., 16 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit