Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy turistë të huaj në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy turistë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë.

Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë në aksident me një tjetër automjet të vogël. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 të mesditës.

Raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të fundit