Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën drejtuesi i mjetit

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën drejtuesi i mjetit
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një nga shoferët.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues 55 vjeçarin me iniciale Sh. K.  Ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në makinën e tij, shtetasja  V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit