Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Athinë, humb jetën një taksist shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë, humb jetën një taksist

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku një taksist shqiptar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, i cili drejtonte mjetin e tij taksi në momentin e përplasjes me automjetin që drejtohej nga 22-vjeçarja greke Ekaterina Caci.

Për pasojë e aksidentit, kamberit i është marrë jeta, ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin e saj, kanë pësuar lëndime të lehta. Të tre ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit, ndërkohë që autoritetet po merren me sigurimin e informacionit për ngjarjen.

 

 

 

 

Të fundit