Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës,

Një 35-vjeçar ka humbur jetën, pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit  dhe ka dalë nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit