Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, 19 vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, 19
foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku ka mbetur i vdekur një person.

Bëhet me dije se 19 vjeçari E.S., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier. Rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit