Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga dhe plagos një kalimtare

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga dhe plagos

Një aksident i frikshëm është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Bulqizës, mes dy lagjeve të tij. Një automjet tip Benz, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy pemë dhe një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, një grua që po ecte në trotuar u plagos nga rënia e një prej pemëve të thyera. Po ashtu, i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se automjeti vinte nga lagjja e re në drejtim të lagjes së vjetër, kur humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë. Pasi goditi pemët dhe shtyllën elektrike, makina përfundoi në kanalin që mbledh ujërat e bardha të qytetit.

Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit. Fatmirësisht, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit