Flash News

E-TJERA

Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma

Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në aksin rrugor Pojan-Vlorë.

Një mjet tip "BMW" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup, ndërsa disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe një viktimë që dyshohet të ketë qenë pasagjer në automjet.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë.

“Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.

Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut tëaksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit