Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Elbasan, këmbësori në gjendje të rëndë pas përplasjes nga automjeti

Aksident i rëndë në Elbasan, këmbësori në gjendje

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 17:40, në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave, ku një automjet përplasi një këmbësor, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e tij raportohet e rënduar.

Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa trafiku në zonë është kufizuar për të lejuar hetimet e policisë.

Të fundit