Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Gramsh: Ndërron jetë një person, plagosen nipi e mbesa e tij

Aksident i rëndë në Gramsh: Ndërron jetë një
foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mashan në Gramsh, ku  ka humbur jetën një 65-vjeçar. Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është shtetasi Hekuran Perfundin, ndërsa në mjet ka pasur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Personat e plagosur raportohet se janë mbesa dhe nipi i viktimës, të dy të mitur, përkatësisht Aneda Perfundi 9 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjec, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë aksidentit dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit