Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen 4 persona, nisen drejt Traumës

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të tunelit të Murrizit.

Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është plagosur 19-vjeçari dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet me të.

"Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit