Flash News

E-TJERA

E mori me qira, i vendoset eksplozivi godinës së Kozakut

E mori me qira, i vendoset eksplozivi godinës së Kozakut

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një godinë bosh në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.

Godina ne fjalë është marrë qira nga Kozaku, personazh i njohur i TikTok, ku pritej të bënte një investim.

Për të zbardhur ngjarjen policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit