Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu

Një mjek shqiptar që jetonte dhe punonte në Kanada, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Ambasada e Shqipërisë në Kanada, përmes një reagimi zyrtar të ambasadores Artemis Kosta Malo.

I ndjeri, Dr. Agron Alija, shërbente si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, provinca e Ontarios. Ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin shqiptar dhe akademik në Kanada.

"Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek  dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë "Schulich" në London, në provincën e Ontarios.

Humbja e tij la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që patën fatin ta njihnin e ta vlerësonin.

Në këto momente të vështira, shpreh gjithë mbështetjen time dhe uroj forcë dhe durim familjes së Dr. Alija për të përballuar këtë humbje.

U prehsh në paqe, Dr. Alija. Kujtimi për ty do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, me respekt, mirënjohje dhe mall të thellë për njeriun fisnik, mjekun e përkushtuar dhe mikun e dashur që ishe", njofton ambasada.

Të fundit