Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Korçë, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Korçë, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur kanë ndodhur ditën e sotme, në aksin Korçë-Bilisht.

Një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip "Isuzi" me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit