Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, plagosen nënë e bir, drejtuesi i motorit në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, plagosen

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përplasur një automjet dhe një motor. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat.

Nga aksidenti, dy persona janë plagosur, nëna dhe djali i saj, të cilët po udhëtonin me motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve serioze në trup.

Drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje kritike, me dëmtime të mëdha në këmbë dhe humbje të madhe gjaku, duke u futur menjëherë në sallën e reanimacionit. Ndërkaq, nëna e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar:

“Rreth orës 13:55, në aksin rrugor 'Korçë-Pogradec', në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip 'Benz', me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e tij.

 

Të fundit