Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur nëntë të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut në Kosovë, si pasojë një person ka mbetur i vdekur, dhe nëntë të tjerë janë plagosur.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një traktori.

“Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Dobrushë të Istogut. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor”, u shpreh ai.

Të fundit