Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar

Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi të enjten pak pas orës 13:00 në Primošten, Kroaci. Policia e Shibenik-Kninit ka njoftuar se njëri nga viktimat është një shtetas shqiptar 58 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën shtetërore D-8, afër Primoshtenit, ku një automjet me targa shqiptare, i drejtuar nga një 58-vjeçar, ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga një shtetas kroat 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesit e të dy automjeteve, ndërsa një pasagjer 52-vjeçar që ndodhej në automjetin me targa shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit