Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kukës, gjendet një mjet i shkatërruar në rrugë, shoferi braktis vendngjarjen

Aksident i rëndë në Kukës, gjendet një mjet i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.

Kalimtarët e rastit kanë vënë re një makinë të shkatërruar, që dukej se ishte shkaktuar nga një përplasje e fuqishme nga mbrapa automjetit.

Nga informacionet e para, automjeti tip “Benz” dyshohet të ketë qenë i parkuar dhe është goditur nga një makinë tjetër prapa. Goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

Ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, drejtues apo pasagjerë.

Të fundit