Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe 5 të
Pamje nga vendngjarja

Dy automjete janë përplasur në rrethrrotullimin e Levanit.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca për të shoqëruar të plagosurit, si dhe forca të shumta policie.

"Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Rotondo e Levanit", automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë", njofton policia.

Të fundit