Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë, përplaset motoçikleta me zetor, një i plagosur rëndë

Aksident në Lezhë, përplaset motoçikleta me zetor,

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Baqel të Njësisë Administrative Blinisht, në Lezhë, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet bujqësor (zetor).

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 14:20, mjeti traktor me drejtues shtetasin P.P., 73 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi A.M., 54 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka njoftuar se me drejtuesin e zetorit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit