Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Maliq, humb jetën këmbësori

Aksident i rëndë në Maliq, humb jetën këmbësori

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot, në qytetin e Maliqit, ku një motor ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve të para, i dëmtuari dyshohet se ka ndërruar jetë pas goditjes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për shkakun e përplasjes dhe identitetin e të përfshirëve në incident.

Autoritetet po punojnë intensivisht për të siguruar informacion të mëtejshëm dhe për të sqaruar ngjarjen.

Të fundit