Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën i mituri, plagosen tre të tjerë

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën i mituri, plagosen

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër.

Një makinë tip Range Rover dhe një Mercedes Benz janë përplasur në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka humbur jetën një i mitur dhe janë plagosur 3 të tjerë. 

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur një fëmijë 7-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. 

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor ‘Tepelenë–Krahës’, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Luftinjës’, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).

Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit