Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një viktimë

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Rrugën e Kombit.

Ngjarja e rëndë u shënua në aksin rrugor Milot-Rrëshen, pranë Rubikut, ku u përfshinë në një përplasje të fortë tre automjete. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit, ndërkohë që po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment.

Të fundit