Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Velipojë, humbin jetën dy të rinj

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Velipojë,
Foto ilustruese

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona në rrugën Shkodër-Velipojë. Sipas të dhënave të para nga policia, një mjet tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën Amarildo Preka, 23 vjeç dhe Driona Pirani, 16 vjeçe.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron paraprakisht policia.

 

Të fundit