Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në rrugën Transballkanike, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike

Aksident i rëndë në rrugën Transballkanike, mjeti humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të Vlorës.

Një mjet tip Benz duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin në një kthesë, ka tentuar të frenojë, por për shkak të lagështisë në rrugë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur trafikndarësen.

Automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, e cila ka rënë në tokë.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur dëme të shumta materiale, por drejtuesi nuk ka marrë lëndime.

Të fundit