Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari, plagoset një tjetër i mitur

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

Policia njofton se një i mitur ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Bashkë me të po udhëtonte edhe një i mitur tjetër në moshën 14-vjeçare, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Stom Golem", dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore", njofton policia. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit