Flash News

E-TJERA

Aksident i shumëfishtë në Thumanë/ Tre të plagosur, 30-vjeçari humb njërën këmbë

Aksident i shumëfishtë në Thumanë/ Tre të plagosur,

Një aksident ka ndodhur në autostradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të Thumanës. Nga informacionet paraprake që qarkullojnë në media, në aksident janë përfshirë katër mjete.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Drejtuesi i mjetit, Serixhio Hysa, 30-vjeç ka humbur njërën këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit, por ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

 

Të fundit