Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të diele në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të fshatit Gorre.

Mësohet se një automjet tip “Benz” , një automjet tip “Peugeot” dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen”, janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovrës së gabuar në parakalim.

Si pasojë e aksidentit nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat paraprake hetimore, dyshohet se parakalimi i gabuar i një mjeti dhe shpejtësia e lartë kanë qenë shkak për aksidentin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit