Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishte në autostradën Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident i trefishte në autostradën Lezhë-Milot, tre persona

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot, ku janë përfshirë tre automjete: një BMW, një furgon mallrash me pajisje elektrike dhe një Golf 6.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit BMW.

 Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar: P. N., 35 vjeç (drejtuesi i BMW-së), K. Gj., 40 vjeç (drejtuesi i furgonit) dhe E. Ll., 28 vjeç (drejtuesja e Golfit), të cilët po marrin kujdes mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P. N., është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin K. Gj., dhe me automjetin me drejtuese shtetasen E. Ll.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Gj. dhe E. Ll., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit