Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në Fier, mes të plagosurve edhe dy fëmijë

Aksident i trefishtë në Fier, mes të plagosurve edhe dy

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim” teksa në aksident janë përfshirë tre automjete.

Ndërkaq, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital.

Aksident i trefishtë në Fier, mes të plagosurve edhe dy

Mësohet se në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë të mitur, 2 dhe 10 vjeç.

Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në të dy anët e rrugës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Fermë Çlirim", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip "Volkswagen", shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit