Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në Lezhë, niset drejt Traumës një i plagosur

Aksident i trefishtë në Lezhë, niset drejt Traumës një

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë njëri prej drejtuesve të automjeteve, shtetasi me iniciale, R.N. 

Ky i fundit është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit