Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në Memaliaj, ndërron jetë një grua, plagosen dy të tjerë

Aksident i trefishtë në Memaliaj, ndërron jetë një

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka ndërruar jetë një grua.

Viktima është e moshës 40 vjeç dhe identiteti i saj nuk dihet ende.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe dy persona të tjerë. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit