Flash News

E-TJERA

Aksident masiv në Fushë-Milot, tre shtetas nga Kosova të plagosur

Aksident masiv në Fushë-Milot, tre shtetas nga Kosova të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Fushë-Milot, ku tre shtetas kosovarë kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur kur automjeti me drejtues shtetasin A. B. është përplasur me automjetin e drejtueses J. M. dhe me një tjetër automjet me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur tre pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., të cilët janë identifikuar si shtetasja Z. H., 40 vjeçe, shtetasja L. B., 40 vjeçe dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin A. B., 38 vjeç, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Të fundit