Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në afërsi të TEG-ut, humb jetën drejtuesi i motomjetit

Aksident me vdekje në afërsi të TEG-ut, humb jetën drejtuesi

Një aksident me vdekje është shënuar sot në Tiranë.

Sipas policisë, një automjet është përplasur me një motomjet në afërsi të TEG-ut,, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

“Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit