Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën motoçiklisti

Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç, i cili ka dalë aksidentalisht nga rruga me motoçikletë rreth 1km mbi rrethrrotullimin e fshatit Fushë-Vërri.

Ai ishte pjesë e një grupi motoristëve që kishin organizuar një udhëtim privat përgjatë rivierës.

Policia është duke e hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa grupi i miqve të tij që ishin pjesë e udhëtimit gjithashtu po pyetet për rrethanat.

Të fundit