Flash News

E-TJERA

Mjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën pasagjeri

Mjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Fushë

Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat metalike. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri L. D 50 vjeç. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit