Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 42-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë ku ka ndërruar jetë një 42-vjeçar.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit