Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në aksin Kavajë–Rrogozhinë, humb

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Kavajë–Rrogozhinë.

Automjeti me drejtues R. Q., 39 vjeç ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Të fundit