Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Mamurras-Laç, humb jetën 45-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin Mamurras-Laç, humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Mamurras-Laç. 

Nga informacionet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Burime bëjnë me dije se viktima është 45-vjeçari Besim Seli.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit