Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Rogozhinë-Kavajë, makina përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në aksin Rogozhinë-Kavajë, makina përplas

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Rogozhinë-Kavajë.

Rreth orës 14:00, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit